Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën

Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën – Lajmet e fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, tha se qëllimi i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Por ai theksoi se Kina është partnere e rëndësishme e Serbisë.

“Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE-ja”, tha Vuçiqi.

Kur u pyet për dialogun Kosovë – Serbi, Vuçiqi tha se nevojitet kompromis për këtë çështje, transmeton gazeta Express.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motor i rritjes së re për Evropën”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi gjithashtu tha se nëse anëtarësimi i Serbisë në BE do të konkretizohej, Rusia nuk do të reagonte si në rastin e Ukrainës.