Vuçiq: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

Vuçiqi flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë – Lajmet e fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ai qëndron për kufijtë ekzistues, duke komentuar mundësinë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e “Republikës Srpska” nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, siç po thuhet në një dokument që e publikuan mediat sllovene së fundmi.

“Kufijtë ekzistues janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë dhe tërë BeH, ndërsa respekton integritetin e Republika Srpskas brenda BeH”, tha Vuçiq.

Ai theksoi mbrëmë në TV B92 se ky është qëndrimi i tij dhe se duhet të respektohet sipas kushtetutës së Serbisë.

Lidhur me komentet e Timothy Les, një studiues në Qendrën Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomat, i cili komentoi mbi përmbajtjen e letrës “non-paper” të autorizuar nga kryeministri slloven Janez Jansha, Vuçiq tha se lind pyetja se si ata nga shoqëria civile nuk reaguan për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Çdo ditë keni kërcënime për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga Tirana dhe Prishtina, dhe ata heshtin çdo ditë. Ata e duan Kurtin. Nga Rada Trajkoviq, Vuk Jeremiq, Dragan Gjilash, të gjithë e duan Kurtin që qëndron për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përfaqësuesit e asaj shoqërie civile nuk ishin “çmendur” nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, por nga fakti që dikush përmendi Republikën Srpskan.

“Nëse tashmë po flasim për diskutime intelektuale dhe ndryshueshmërinë e kufijve, atëherë duhet të flasim edhe për mënyrën se si ndryshuan kufijtë e Serbisë ndërsa qeveria e atëhershme ishte e heshtur në vitin 2008”, shtoi Vuçiq.

“Dhe kur ju nga Perëndimi po e copëtoni Serbinë, atëherë kjo është në rregull dhe pastaj kufijtë janë të ndryshueshëm, nëse përmendet ndonjë gjë tjetër, atëherë “jo – jo””, komentoi Vuçiq.

“A mendoni se ne jemi të gjithë hov që mund të rrihen në kokë me një shkop, si eksperti që shkoi në Podgoricë dhe u shpjegoi të gjithëve se Vuçiq nga Serbia nuk mund të ketë një ministër në Malin e Zi, dhe Rama dhe Thaçi munden? Dhe në Maqedoni… Vetëm Serbët nuk mund të kenë asgjë?”, tha Vuçiq.

Presindeti serb tha se Serbia po punon për afrimin e pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë.

“Por nëse dikush thotë se ai mund të presë rezultatin e dialogut, për çfarë do të ngutemi?”, pyeti Vuçiq.

Ai tha se duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova mund të presë zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Vuçiq konfirmoi se së shpejti do të udhëtojë në Bruksel dy herë.

Ai kujtoi se ish qeveria serbe, e udhëhequr nga Tadiq dhe Jeremiq, “vendosi të zhvendoste dialogun nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian”.

“Këta njerëz (në Bruksel) po e bëjnë punën e tyre në një mënyrë korrekte, qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë diametrike, atoa janë larg dhe Brukseli nuk mund të ndihmojë shumë këtu”, tha ai. “Por ne jemi duke punuar në qëndrime konverguese”, shtoi Vuçiqi, transmeton gazeta express.

Ai përsëriti se beson se është më mirë të mos ketë një konflikt të ngrirë me Kosovën dhe, siç tha ai, “t’ua lëmë fëmijëve tanë ta zgjidhin atë”.