by lajme.org on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Haradinaj e nderon djalin e Bidenit për shërbimin në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 A është dita me 6 orë punë zgjidhja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?
by lajme.org on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit
by lajme.org on August 17, 2022 Shtatori nis me “Hardh Fest”, Alban Skenderaj performon në natën e parë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Vuçiqi për situatën në Kosovë: Nuk jam Millosheviqi apo Tadiqi, nuk jam mësuar të humbas – Lajmet e funditin Lajmeon August 2, 2022 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje në televizionin publik të Serbisë, ka deklaruar se në Kosovë në ditët e kaluara është evituar një nga skenarët më të vështirë, duke shtuar se situata është ende e vështirë. Ai fajësoi qeverinë e Albin Kurtit për përshkallëzimin e situatës, duke thënë se “me lëvizjet e tyre të njëanshme po e sjellin rajonin në prag të konfliktit”. Duke iu referuar vendimit të Kosovës për të penguar hyrjen me dokumente serbe, Vuçiqi ka thënë se Kurti e ka gjetur justifikimin ligjor për një hap të tillë në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011. Kjo marrëveshje, tha Vuçiqi, në emër të Serbisë është nënshkruar nga Borko Stefanoviq, shefi i ekipit negociator në atë kohë, duke gjykuar se ishte një dokument shumë i pafavorshëm për Serbinë. “Nuk mund të lejojmë që personat nga Kosova të hyjnë në Serbi me dokumente të Kosovës, sepse kështu do ta njihnim pavarësinë e Kosovës. Dhe tani kanë interpretuar se mund të vendosin masa reciproke dhe se kanë të drejtë t’i pengojnë serbët të hyjnë në Kosovë me dokumente serbe”, tha Vuçiqi. Duke folur për vendimin e Kosovës për pamundësimin e përdorimit të targave që janë lëshuar në Serbi, Vuçiqi ka thënë shkurt se “ata nuk kanë aspak të drejtë”. “Kam frikë se do të kemi shumë ditë më të vështira. Skenari më i keq mezi u shmang. Nuk e di se çfarë mund të diskutojmë tjetër”, tha Vuçiqi, duke shtuar se do të shkojë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Kosovës, por se “nuk pret asgjë nga ato bisedime”. Duke iu referuar pretendimit për arrestimin e një shoferi të nacionalitetit serb në afërsi të Zveçanit, i cili thuhet se po transportonte barna për farmacinë e spitalit, Vuçiqi tha se ai ishte rrëmbyer nga një njësi policore e Kosovës, e komanduar drejtpërdrejt nga Kurti. Siç ka thënë ai, gjatë arrestimit janë shkelur të gjitha protokollet, pasi që nuk është paralajmëruar aksioni policor dhe as janë njoftuar kryetarët e komunave në veri. Gjithashtu, shtoi Vuçiqi, NATO-ja nuk ka reaguar. “Kanë rrëmbyer një serb që nuk është fajtor, i cili transportonte barna. Do të thonë se është fajtor se ka qenë në demonstratë pranë barrikadave, sikur nuk e di se çfarë. Epo, të gjithë serbët janë në barrikada se po luftojnë, sepse nuk mendojnë se Kosova është shtet i pavarur. Por Kurti do të thotë para Quintit se është luftë kundër mafisë, sepse të gjithë serbët që nuk mendojnë se Kosova është e pavarur janë mafiozë dhe kriminelë”, tha Vuçiqi. Presidenti serb tha se kushdo që mendon se mund të ruhet paqja me Kurtin e ka gabim, duke theksuar se situatat e incidenteve janë shtuar në mënyrë drastike që kur ai u bë kryeministër. “Nuk mendoj se konflikti i përshtatet Perëndimit, nuk mendoj se u shkon për shtat amerikanëve, por kur bëhet fjalë për stand-up, ata gjithmonë do t’i mbështesin, është fëmija i tyre. Ju do ta mbështesni fëmijën tuaj edhe nëse faji është i barabartë ose më i madh se ai i fëmijës suaj. Kanë 25 vjet që e tundin këtë foshnjë”, tha Vuçiqi, duke theksuar se ai vetë bëri gjithçka për të ruajtur paqen. Ai tha se “nuk bëmë asgjë dhe është sërish faji ynë”. “Unë nuk jam Millosheviqi apo Tadiqi, nuk jam mësuar të humbas, nuk kam kërcënuar askënd, por nëse përpiqesh të bësh diçka, do të përballesh me një Serbi tjetër”, tha Vuçiqi. Ai bëri të ditur se nesër pasdite do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ditët e fundit, tha ai, kishte shkëmbyer mesazhe me një numër liderësh botërorë, duke përmendur presidentin francez Emmanuel Macron si një prej tyre. /Zëri Lajme të ngjajshme: N1: Vuçiqi në Shtabin e Përgjithshëm, pritet një vendim për reagimin e shtetit serb ndaj zhvillimeve në Kosovë – Lajmet e fundit Në Merdare nuk e marrin vendimin e Qeverisë, lëshojnë dokumente për hyrje/dalje të qytetarëve të Serbisë – Lajmet e fundit BE-ja reagon për situatën në Kosovë, e konfirmon ftesën për takim mes Kurtit e Vuçiqit – Lajmet e fundit Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin për situatën në Kosovë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ish-ministri i Financave thotë se Qeveria po vepron si të jetë armike e qytetarëve – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Për statusin e viktimave të dhunës seksuale aplikuan 1.736 persona – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në SHBA, Biden nënshkruan ligjin për klimën dhe kujdesin shëndetësor
on August 17, 2022 Për Statusin e Viktimave të Dhunës Seksuale kanë aplikuar 1.736 persona – Lajmet e fundit