VV: Për 1 muaj, mbi 10 mijë punëtorë të rinj janë regjistruar për pakon emergjente

VV: Për 1 muaj, mbi 10 mijë punëtorë të rinj janë regjistruar për pakon emergjente – Lajmet e fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur përmes një postimi në “facebook” se për një muaj e pak ditë janë regjistruar mbi 10 mijë puntorë të cilët më parë nuk kanë figuruar në regjistrin shtetëror, transmeton “Zeri.info”.

VV ka theksuar se ky numër mund të rritet pasi që bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga pako emergjente përmes regjistrimit të tyre.

“Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, tha se gjatë periudhës së pandemisë, në Kosovë është ulur numri i të papunëve. Kjo deklaratë e tij nxiti shumë reagime, nga fakti se e tërë bota është në panik pasi parashikimet për rritje ekonomike janë shumë negative./Zëri/