by lajme.org on April 19, 2021 Macroni inkurajon vazhdimin e dialogut me Serbinë – ia dhuron Kosovës 15 mijë teste antigjen – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 Ministri Peci gjatë takimit me Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë
by lajme.org on April 19, 2021 15 milionë vaksinime në Itali. Plani ambicioz: Brenda korrikut, vaksinohet 70 % e popullatës
by lajme.org on April 19, 2021 The Guardian: Si çeku i Lord Bajronit ndihmoi në krijimin e Greqisë moderne?
by lajme.org on April 19, 2021 30 mijë euro, ky është bakshishi më i madh që Meda ka marrë ndonjëherë
by lajme.org on April 19, 2021 Ky është shqetësimi i Arbenita Ismajlit përgjatë gjithë shtatzënisë së saj
by lajme.org on April 18, 2021 Poem Blu nis pushimet e para me prindërit dhe ky është vendi që po viziton
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën – Lajmet e funditin Lajmeon April 8, 2021 Për çdo 24 mars Kosova shënon një prej ditëve të saj të bardha. Sivjet janë bërë 22 vjet prej kur Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO nisi bombardimet e saj ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake në Kosovë. Operacionin që zgjati 78 ditë dhe kulmoi me çlirimin e Kosovës, e ka drejtuar Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s. Gjenerali Clark ka folur ekskluzivisht për KlanKosova.tv, pak ditë pas shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje, duke thënë se s’kishte mbetur rrugë tjetër. (Gjeneral Wesley Clark në kohën kur ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s) “Pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka pohuar Clark. Burri që ishte prijetar i aksionit bombardues mbi Serbinë, 22 vjet pas thotë se është koha që Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën si të pavarur. “Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti”. Intervista e plotë: Çfarë ju vjen në mendje së pari kur ktheheni 22 vjet më pas – në ditën e nisjes së bombardimeve mbi Serbinë? Wesley Clark: Shpresoja që pilotët tanë të mund të ktheheshin të sigurt dhe që Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq të ndërpriste veprimet policore dhe ushtarake në Kosovë dhe që t’i pranonte propozimet e Rambujesë. Na e thoni, ju lutem, se si u mor vendimi për ndërhyrje ushtarake dhe a ishte kjo mënyra e vetme që duhej të ndodhte për ta ndalur atë që po bënte Serbia mbi shqiptarët e Kosovës? Wesley Clark: Konceptet ushtarake kanë qenë të përgatitura në verën e 1998-ës dhe presidentit serb, Millosheviq i ishte tërhequr vërejtja në shumë raste. Ambasadori Christofer Hill provoi që të ndërmjetësonte një marrëveshje për tërheqjen e forcave. Por pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës. Pas negociatave të pasuksesshme në Rambuje dhe sapo Millosheviq përshkallëzoi me spastrim etnik, NATO veproi si një mundësi e fundit për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe për ta ndërprerë spastrimin etnik. Si ndjeheshit ju në natën e nisjes së bombardimeve dhe si ndjeheni sot, kur shihni se si rezultat i atij operacioni një popull është çliruar nga dhuna dhe gjenocidi dhe është krijuar një shtet i ri – Kosova? Wesley Clark: Në natën që nisën bombardimet, unë po shqetësohesha për pilotët, brengosesha se ne mund të dëmtonim njerëzit në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë isha krenar me krerët politikë të NATO-s të cilët kishin marrë vendimin e duhur – të përdorej forca si mjeti i fundit! Më 17 shkurt 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë. Si i vlerësoni sot të arrituat e saj si shtet? Wesley Clark: Kosova është duke bërë progres të mirë si shtet i pavarur dhe demokratik, në një rajon mjaftë të vështirë. Afër 22 vjet nga çlirimi dhe 13 vjet si shtet, Kosova ende nuk e ka arritur pajtimin me Serbinë. Ka një proces të dialogut që zhvillohet tash e 10 vjet të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Cila është rruga sipas juve për tek zgjidhja paqësore dhe a ka ardhur koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës? Wesley Clark: Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti. Lajme të ngjajshme: BE-ja beson se është koha që Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme – Lajmet e fundit Grubi pas takimit me Osmanin: Maqedonia e Veriut do të kërkojë nga Spanja që ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit Shea: NATO në Kosovë, derisa Serbia ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit Bërnabiqi i kundërpërgjigjet Kamberit: Ata që mendojnë se Kosova nuk është në Serbi janë pakicë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on April 19, 2021 Macroni inkurajon vazhdimin e dialogut me Serbinë – ia dhuron Kosovës 15 mijë teste antigjen – Lajmet e fundit
on April 19, 2021 Nga Vetëvendosja tregojnë se a do të votojë Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë – Lajmet e fundit
on April 19, 2021 APA shkruan për presionet e pushtetit ndaj transmetuesit publik të Kosovës – Lajmet e fundit
on April 19, 2021 Sogojeva thotë se ka marrë premtim nga Vitia se do të hapen edhe sallat e dasmave – Lajmet e fundit
on April 19, 2021 KDI: Shtatë pika të Marrëveshjes së 2013-ës janë zbatuar, dy pjesërisht dhe gjashtë s’janë zbatuar – Lajmet e fundit