WhatsApp me një koleksion opsionesh të reja

WhatsApp sjell së shpejti një veçori të domosdoshme

Aplikacioni WhatsApp në pronësi të Facebook është duke punuar për të sjellë mbështetjen për përdorimin e aplikacionit në disa pajisje njëherazi me historik bisedash të sinkronizuara.

Madje kompania po teston edhe një aplikacion më vete të iPad. Aktualisht WhatsApp ofron mbështetje për disa pajisje përmes WhatsApp Web i cili komunikon me aplikacionin mobil.

Por WhatsApp Web kërkon që telefoni të jetë i ndezur dhe i lidhur me internetin. Mbështetja e re nuk ka nevojë për një telefon dhe njerëzit mund ta përdorin njëherazi në disa pajisje.

Një mbështetje e tillë është spekuluar prej muajsh dhe do të sjellë sinkronizimin e mesazheve në disa pajisje. WhatsApp aktualisht numëron 2 miliardë përdorues dhe në muajt e fundit ka sjellë disa veçori të reja. Javën e kaluar shtoi një veçori kërkimi për verifikimin e fakteve. /PCWorld Albanian