Xiaomi ja kalon Tesla duke prezantuar robotin e parë humanoid

Xiaomi ja kalon Tesla duke prezantuar robotin e parë humanoid

Xiaomi ja arriti të sfidojë esla duke ndërtuar robotin e parë prototip humanoid. I quajtur Xiaomi CyberOne, roboti është 177cm i gjatë, peshon 52kg dhe ka pseudonimin “Metal Bro”.

Pas një ecje të shkurtër në skenë, CyberOne i dha CEO-s të Xiaomi një lule përpara se të pranonte të bënte një selfie me njeriun që është arsyeja e ekzistencës së tij.

Roboti mundi të largohet nga skena pa asnjë dramë. CyberOne është produkti i dytë që vjen nga Xiaomi Robotics Labs pas CyberDog në Gusht të 2021.

Makineria ka një fytyrë në formën e një paneli të lakuar OLED, mund të shohë botën në 3D dhe ka dy mikrofonë për të identifikuar 85 lloje tingujsh ambienti dhe 45 klasifikime të emocioneve njerëzore.

Këmbët e robotit kanë aktivizues të cilët kanë fuqi deri në 300Nm. Lei tha se CyberOne do të kushtojë mes 89 mijë deri në 104 mijë dollarë por nuk do të shitet derisa kompania ka konsiderojë të përshtatshëm për prodhim në masë.

Deri atëherë Xiaomi do të vazhdojë të shtojë funksionalitete të reja. /PCWorld Albanian