Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës

Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës – Lajmet e fundit



Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka folur për grevën e paralajmëruar në arsim.

Ymeri ka thënë se nëse nuk arrihet një zgjidhje deri më datën kur shpallet greva e përgjithshme, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës.Sipas tij, përgjegjësia i takon Ministrisë së Arsimit.

“Është keq për mësimdhënësit që mund të mos fillojë viti i ri shkollor, se krejt kjo varet nga qeveria nuk varet nga dhe sindikatat, e aq më e keqe që nëse deri me datën 24 apo 25 kur të shpallet greva, nuk gjendet një zgjedhje mund të rrezikohet edhe mbajtja e testit të maturës, për shkak se është e paraparë të mbahet me datën 27”.

“Mësimdhënësit do të jenë në grevë dhe nuk e di Ministria a e ka menduar ndonjë zgjedhje tjetër por përsëri kjo është çështje që ata duhet të mendojnë”, ka deklaruar Ymeri në Tëvë1.