“Turp e mjerim”, shkruan Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale - Lajmet e fundit

Ymeri pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe Republikës së Kosovës – Lajmet e fundit


Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se sulmi ndaj djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiqit është i papranueshëm dhe i dënueshëm, raporton Zeri.info.

Sipas Ymerit, sulmi i djeshëm ndaj djalit të Nenad Rashiqit, ish-ministër dhe ish-deputet i Republikës së Kosovës, është sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe ndaj Republikës.

“Sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiqit dhe shtrembërimi i vullnetit zgjedhor të boshnjakëve dhe romëve janë pjesë e pandashme e ndërhyrjeve të pushtetit të Serbisë. Sulmi i djeshëm ndaj djalit të Nenad Rashiqit, ish-ministër dhe ish-deputet i Republikës së Kosovës, është sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe ndaj Republikës. Si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Organet e rendit duhet ta zbardhin këtë sulm me prioritet dhe fajtorët të gjykohen e dënohen”, ka shkruar Ymeri në “Facebook”.

Ymeri ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që politikanë serbë të Kosovës janq viktimë e vrasjeve dhe dhunës politike.

Postimi i tij i plotë:

SULMI NDAJ DJALIT TË NENAD RASHIQIT DHE SHTREMBËRIMI I VULLNETIT ZGJEDHOR TË BOSHNJAKËVE DHE ROMËVE JANË PJESË E PANDASHME E NDËRHYRJEVE TË PUSHTETIT TË SERBISË

Sulmi i djeshëm ndaj djalit të Nenad Rashiqit, ish-ministër dhe ish-deputet i Republikës së Kosovës, është sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe ndaj Republikës. Si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Organet e rendit duhet ta zbardhin këtë sulm me prioritet dhe fajtorët të gjykohen e dënohen.

Nuk është hera e parë që politikanët serbë të Kosovës janë viktimë e vrasjeve dhe dhunës politike, vetëm sepse kundërshtojnë homogjenizimin dhe instrumentalizimin e serbëve të Kosovës për interesat e pushtetit në Beograd (në vete autoritar dhe antipluralist).

Ky sulm nuk mund të ndahet nga ndërhyrja flagrante të pushtetit të Serbisë (nëpërmjet Listës Serbe) në vullnetin politik të komunitetit boshnjak dhe atij rom të Kosovës, duke e “bartur” përfaqësimin e tyre në vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës, sipas nevojave të Vuçiqit dhe Beogradit zyrtar. Ky shtrembërim i vullnetit politik rrezikon përfaqësimin autentik të këtyre komuniteteve, që është shkelje flagrante e të drejtave të tyre njerëzore dhe qytetare.

Në rrethana të tilla, institucionet nuk mund të mos veprojnë, duke mos mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend. Të dyja po shkelen brutalisht këto ditë nga pushteti i Serbisë.