Zaevi kërkon zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 14 qershor, partitë shqiptare të paharmonizuara

Zaevi kërkon zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 14 qershor, partitë shqiptare të paharmonizuara – Lajmet e fundit



Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor, me pretendimin se nëse ato do të lihen të zhvillohen në vjeshtë mund të jenë të rrezikuara për shkak të një vale të re të mundshme epidemie nga koronavirusi.

Partitë shqiptarë kanë qëndrime të ndryshme mbi mbajtjen e zgjedhjeve. BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që të mbahen pasi të hapen kufijtë, në mënyrë që e drejta e votës t’u sigurohet edhe atyre që ndodhen jashtë vendit.

Zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin më 12 prill, por u shtyn për shkak të pandemisë. Aktualisht vendi drejtohet nga një qeveri teknike, në të cilën merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare. /Shqiptarja.com/