by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Zbulohet përbërësi sekret që e bën betonin romak më jetëgjatë se ai modernin Kulturëon January 11, 2023 Në shumë raste, betoni romak është dëshmuar të jetë më i qëndrueshëm se betoni modern, i cili mund të dëmtohet vetëm pas disa dekadash. Shkencëtarët besojnë se tashmë kanë zbuluar përbërësin sekret që i bëri ndërtesat romake aq të qëndrueshme, madje edhe në zona të thyera. Një ekip ekspertësh nga Amerika, Italia dhe Zvicra analizuan mostra 2000-vjeçare të mureve nga vendi arkeologjik i Privernum në Italinë qendrore. Ata zbuluan se falë një recete të veçantë, betoni i tyre kishte aftësinë të vetëripërtërihej. “Betoni u mundësoi romakëve të arrinin një revolucion arkitektonik”, tha Admir Masic, profesor në Universitetin e Massachusetts, i cili mori pjesë në këtë studim.“Ata ishin në gjendje t’i kthenin qytetet në diçka të jashtëzakonshme dhe të bukur për të jetuar, dhe ai revolucion ndryshoi plotësisht mënyrën se si njerëzit jetojnë,” shtoi profesori. Betoni është në thelb një gur artificial që përftohet nga përzierja e çimentos, një material lidhës i bërë nga guri gëlqeror, ujit, rërës së imët dhe zhavorrit. Tekstet romake sugjeruan që materialit t’i shtohej gëlqere e shuar, por shkencëtarët kanë përcaktuar se në fakt ishte shtuar gëlqere e gjallë, e cila më pas nxehej në temperatura të larta së bashku me pjesën tjetër të përzierjes. “Përfitimi i përzierjes së nxehtë është i dyfishtë, së pari, kur betoni nxehet në temperatura të larta, mundëson procese kimike që nuk do të ishin të mundshme nëse do të përdorni gëlqere të shuar dhe së dyti, ajo temperaturë zvogëlon ndjeshëm kohëzgjatjen e ngurtësimit, sepse të gjitha reaksionet janë të përshpejtuara. Kjo lejon një ndërtim shumë më të shpejtë,” tha Masic për CNN. Studiuesit testuan zbulimin e tyre në laborator, duke bërë beton sipas një recete të tillë, e cila doli të ishte në gjendje të mbushte në mënyrë më të mirë edhe çarjet e vogla. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i hirit vullkanik nga zona e Gjirit të Napolit, i cili u përdor për muraturë në të gjitha pjesët e Perandorisë Romake, ishte i rëndësishëm për qëndrueshmërinë specifike të betonit romak. Hulumtimi i ri është publikuar në revistën shkencore “Science Advances”. / KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Ben Blushi zbulon bisedën e tij me Kadaren, veçohen përgjigjjet e gjeniut të letrave shqipe
on January 28, 2023 Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomojnë në Shqipëri, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë – Lajmet e fundit