Zeka: Do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020

Zeka: Do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020

Drejtori
ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se është shumë herët
të flitet për ndikimin që ka pasur pandemia në vendet e punës.

Sipas
tij,  duhet të presim për të dhëna
zyrtare qoftë nga anketa të fuqisë puntore apo edhe të dhënave zyrtare të cilat
do të prezantohen nga Administrata Tatimore e Kosovës në muajt në vazhdim.

“Sa
i përket punësimit është shumë herët që të matet ndikimi që pandemia ka pasur në
vendet e punës. Megjithatë do të duhet të presim për të dhëna zyrtare qoftë nga
anketa të fuqisë puntore e cila përgaditet nga agjencia e statistikave të Kosovës
apo edhe të dhënave zyrtare të cilat do të prezantohen nga Administrata Tatimore
e Kosovës në muajt në vijim. Edhe pse është herët që ndonjëra prej ndërmarrjeve
të ketë deklaruar më pak punonjës sesa që ka pasur para pandemisë. Interesant
do të jenë të dhënat edhe përsa i përket qarkullimit të biznesve përgjatë tre
muajve të kaluar dhe besoj se do të jenë gati pas datës 20 korrik kur
deklarohet tatimi mbi vlerën e shtuar”, shtoi Zeka.

 Ai, theksoi se si rezultatë i situatës së
krijaur nga pandemia, do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020.

“Tash
efektet e pandemisë janë gjithpërfshirëse dhe kanë goditur sektorin privat për
shkak të masave të kufizuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë,
por në anën tjetër derisa shënojmë një rënië në bruto produktin vendor
domosdoshmërisht do të ketë rëni të të hyrave buxhetore për vitin 2020”, shtoi
ai.

Mes
tjerash, Zeka tha se Kosova është në një situatë të vështirë sa i përket
zbatimit të pakos emergjente sepse ende nuk është aprovuar.

Sipas
tij, shteti ka dështuar që ti japë mbështetje e duhur ndërmarrjeve.

Ai
shpreson që rishikimi i buxhetit të përfundojë brenda kësaj jave, dhe ka
kritikuar deputetët, që sipas tij po merren me tema dytësore.

“Tashmë
jemi në një situatë dëshprimi sepse zbatimi i parë nga pakoja emergjente
fiskale është vonuar dhe nuk kemi parë ende aprovimin e projektligjin të rimëkëmbjes
sepse ky ligj do të bënte të mundur edhe zbatimin e masave nga pakoja e rimëkëmbjes.
Presim që të përfundojë rishikimi buxhetor. Këtu çdo kritikë është për deputetët
të cilët kanë gjetur të bëjnë politik për tema të tjera që unë konsiderojë që në
këtë situatë janë të natyrës dytësore. Ekonomia është parësore për momentin dhe
të gjithë përpjekjet tona duhet të jenë të fokusuara te rimbëkëmbja”.

“Aprovimi
i buxhetit për vitin 2020 shpresojmë të përfundojë sa më shpejt të jetë e
mundur. Shteti ka dështuar që ti japë përkrahjen apo mbështetje ndërmarrjeve.
Disa prej bizneseve kanë protestuar në të drejtën e tyre. Shpresoj që rishikimi
i buxhetit të përfundojë brenda kësaj jave. Pastaj javën tjetër të bëhet edhe
aprovimin në të dyja leximet edhe të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike”,
shtoi Zeka.

Zeka
parasheh edhe tërheqjen e kursimeve pensionale të 10 përqindëshit të mjeteve të
kursimit.

Pavarësisht
vonesës që është bërë në aprovimin e marrëveshjeve, Zeka theksoi se është për
tu mirëpritur fakti që u aprovuan marrëveshjet ndërkombëtare.

“Poashtu parashihet edhe tërheqja e kursimeve pensionale të 10 përqindëshit të këtyre mjeteve të kursimit pensional. Tërheqja e këtij 10 përqindëshi ka mbetur një alternativë e pranueshme dhe është një qështje e ndjeshme. Pavarësisht vonesës që është bërë në aprovimin e këtyre marrëveshjeve është për tu mirpritur fakti që janë aprovuar marrëveshjet ndërkombëtare”, shtoi ai.