Zemaj dhe Tërnava dakordohen për bashkëpunim në zbatimin e masave

Zemaj dhe Tërnava dakordohen për bashkëpunim në zbatimin e masave – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe kryeimamin Sabri Bajgora.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova me pandeminë.

“ I falënderova ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19. Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-së dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm”, ka theksuar Zemaj në postimin e tij në “Facebook”.

Zemaj ka thënë se është kërkuar që njerëzit të kenë kujdes maksimal dhe t’iu përgjigjen zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria, si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin e qytetarëve tonë”, ka shkruar Zemaj./Zëri