Zemaj thotë se ende s’ka marrë raport të plotë nga Prokuroria për vdekjet në Infektivë

Zemaj fajëson Vetëvendosjen për rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në Prishtinë – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për numrin e madh të rasteve me COVID-19 në komunën e Prishtinës.

Zemaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se nga tubimi I 12 qershorit të cilin e pati organizuar VV-ja, në kryeqytet janë rritur frikshëm rastet me Covid-19.

“COVID ju prekë dhe juve dhe këtë është dashur ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se çka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerrë ata njërës, nuk e keni respektu distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, tha ai. /Zëri.info