Zemaj i inkurajuar me përkushtimin e personelit të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë

Zemaj i inkurajuar me përkushtimin e personelit të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Greza” të Gjakovës, transmeton Zeri.info

Zemaj thotë se është i inkurajuar nga përkushtimi i personelit të këtij spitali në luftimin e pandemisë COVID-19 përkundër infrastrukturës së vjetruar dhe mungesës së kuadrit të nevojshëm në disa shërbime.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi i personelit shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës për luftimin e pandemisë Covid-19.Përkundër infrastrukturës së vjetëruar dhe mungesës së kuadrit të nevojshëm në disa shërbime, ku marrin shërbime edhe qytetarë nga veriu i Shqipërisë, në këtë spital personeli mjekësor kryen punë të madhe dhe me shumë përkushtim”, ka shkruar ai në facebook.

Më tej, ministri Zemaj ka thënë se do t’i adresojnë shqetësimet e tyre për përmirësimin e infrastrukturës së këtij spitali

“Do t’i adresojmë shqetësimet e tyre duke siguruar vijimësinë e të gjitha shërbimeve shëndetësore përmes inkuadrimit të kuadrit të ri dhe përmirësimit të infrastrukturës. Shëndeti i popullatës është obligim yni i përbashkët”, ka përfunduar Zemaj.