Zemaj informohet nga Tërnava për menaxhimin e situatës me pandemi në xhamitë e Kosovës

Zemaj informohet nga Tërnava për menaxhimin e situatës me pandemi në xhamitë e Kosovës – Lajmet e fundit



Gjatë ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Bashkësinë Islame, ku u prit nga i pari i saj, Myftiu Naim Tërnava.

Zemaj, në këtë takim, u informua për menaxhimin e deritanishëm në xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Zemaj e Tërnava u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve dhe e gjithë kjo t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Ministri e falënderoi Myftiun për organizimin e besimtarëve në të gjitha

xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. /Zëri