Ministri Zemaj mbërrin në QKUK

Zemaj: Kosova ka potencial për përballim të situatës – Lajmet e fundit



Pas 24 orëshit më të zi në Kosovë, që nga rastet e para të konfirmuara me koronavirus në vendin tonë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu drejtua qytetarëve të vendit.

Sipas tij, momentalisht Kosova është në gjendje dhe ka potenacial që të përballet me situatën aktuale.

“Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë. Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”, shkruan Zemaj në një postim në “Facebook”.

Ministri ka kërkuar që të mos bëhet presion mbi personelin mjekësor për gjendje momentale.

“Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani”, shkruan Zemaj.

Ai kërkoi se në rast se ka dyshime, atëherë të adresohen tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandate dhe paralajmëroi se “do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale”.

Zemaj poashtu njoftoi se sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19! Vendosni maskat! Ruajeni distancen! Mbajeni higjienën përsonale e kolektive”, shkroi Zemaj në “Facebook”./Zëri