Zemaj thotë se pandemia ka rritur varfërinë, beson në reflektimin e të gjitha instancave shtetërore

Zemaj thotë se pandemia ka rritur varfërinë, beson në reflektimin e të gjitha instancave shtetërore – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me drejtuesin e Sindikateës seë Pavarur teë Sektorit Privat teë Kosoveës, Jusuf Azemi.

Siç ka thënë Zemaj, në takim është diskutuar për shqeteësimet dhe efektet negative teë shkaktuara nga pandemia.

Ai është zotuar se do t’i shqyrtojnë bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti kërkesat dhe shqetësimet e sindikatës, ndërsa ka thënë se si pasojë e pandemisë është rritur varfëria tek ne.

“Kërkesat dhe shqetësimet e sindikatës do t’i shqyrtoj me kryeministrin Hoti, deri te një vendim që është i pranueshëm për të gjithë. Kjo situatë po i rrezikon bizneset, ekonomitë familjare, ka shkaktuar humbje teë vendeve teë puneës, ka rrit varfeërineë, por besojmë në reflektimin e të gjitha instancave shtetërore”, ka shkruar Zemaj në Facebook pas takimit me Azemin.

Ministri ka ftuar që përkundër COVID-19, “të rigjallërojmë ekonominë e dhe të reflektojmë të gjithë”. /Zëri