Zemaj thotë se Spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet normalitetit brenda tri ditëve

Zemaj thotë se Spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet normalitetit brenda tri ditëve – Lajmet e fundit



Spitali i Vushtrrisë, i cili ishte kthye në spital vetëm për pacientët me COVID-19, shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit.

Pacientët të cilët janë me COVID-19 dhe po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë brenda tri ditëve do të transferohen në Klinikën Infektive në QKUK, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, transmeton “Zeri.info”.

Zemaj gjatë vizitës në këtë spital ka bërë të ditur se janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në SHSKUK.

“Ndërsa komiteti tashmë pas vlerësimeve të veta profesionale konstaton se duke u bazuar në situatën aktuale Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID transportohen brenda 3 ditësh, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK. Transporti i pacientëve nga Spitali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se rezultatet e sotme ku janë konfirmuar vetëm 43 raste të reja me COVID-19 dëshmon se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi, por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe assesi të marrë këmbë. /Zëri