Zgjedhjet lokale në Itali, në garë edhe emigrantë shqiptarë

Zgjedhjet lokale në Itali, në garë edhe emigrantë shqiptarë – Lajmet e fundit



Nesër dhe pasnesër  në Itali zhvillohen zgjedhjet lokale në më shumë se 1000 komuna. Ish-kryeministri Giuseppe Conte, i cili mori drejtimin e lëvizjes së djathtë  ‘5 Yjet’, ka bërë një fushatë të gjerë në shtetin fqinj.

Ai është kundër udhëheqësit anti-emigrant, të së djathtës ekstreme Matteo Salvini, partia e të cilit ‘Lega Nord’ po pëson rënie.

Por të gjithë sytë janë drejtuar në garën për kryeqytetin ku kryebashkiakja aktuale po përballet me një sërë kritika, pasi Roma është pushtuar nga plehrat.

Ashtu si dhe në zgjedhjet politike të viteve të mëparshme, edhe në keto zgjedhje vendore, emigrantët shqiptarë janë pjesë e garës për këshillat bashkiakë duke përfaqësuar forca të ndryshme politike. /euronewsal