Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe sot shkon në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe sot shkon në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin – Lajmet e fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët për kryetarë të cilët do t’i hyjnë garës për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Sipas mediave është bërë e ditur se ky takim do të fillojë në orën 12:00 në ndërtesën e Presidencës në Beograd.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. /Zëri