Zhvillim i fortë/Parlamenti shkarkon kryeministrin Albin Kurti! Kosova mbetet pa qeveri kur vendi po përballet me emergjencën COVID-19

Zhvillim i fortë/Parlamenti shkarkon kryeministrin Albin Kurti! Kosova mbetet pa qeveri kur vendi po përballet me emergjencën COVID-19

Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Albin Kurti. Me shumicë votash, 82 vota,  u miratua mocioni i mosbesimit i iniciuar nga aleati qeverisës i Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurti mori detyrën pak më shumë se një muaj më parë, pas një serie të gjatë negociatash që vonuan formimin e qeverisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së deklaroi publikisht votën e saj kundër dhe kundërshtoi rrëzimin  e qeverisë.

Mocioni i mosbesimit u bë pas mos heqjes së taksës 100 % mbi produktet serbe.

Ky ndryshim i fortë politik vjen në kohën kur vendi është përfshirë në një situatë të vështirë emergjence pasi janë konstatuar raste me COVID-19 dhe nga dita në ditë ka rritje të numrit të personave që rezultojnë pozitivë.

 

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.