Zvicra mposht Amerikën - Gazeta Online INSAJDERI

Zvicra mposht Amerikën – Gazeta Online INSAJDERI

Kombëtarja e Zvicrës ka mposhtur Kombëtaren e Amerikës në miqësoren e cila u zhvillua të dielën mbrëma, shkruan Insajderi.

Zvicra ia doli të fitojë me rezultat të ngushtë 2 – 1, ku mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e pestë të takimit, ndërsa pesë minuta më vonë u barazua rezultati me golin e Ricardo Rodrigez.

Në këtë ndeshje luajtën edhe shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndërsa, Andi Zeqiri qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes.

Kampionatin Evropian fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik./Insajderi.com