Nurellari tregon se pse Shqipëria dhe Kosova po dështojnë në luftën kundër coronavirusit

Zyrtari i MSH-së rezultoi pozitiv me COVID-19, testohen 58 kolegë të tij – Lajmet e fundit



Gjatë ditës së martë një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me virusin SARS-COV-2.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, gjendja e këtij zyrtari është stabile.

Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe për fat kanë rezultuar negativë.

“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti në “Zyrën e ankesave” në TV Dukagjini.